Gafa e Meguajerit për pak sa i hoqi fitoren nga duart Mançester Sitit, Bruno Fernandezi shpëtoi “djajtë e kuq” në minutën e 92-të –

Mançester Junajtedi ia ka dalë të marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. “Djajtë e kuq” kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Rejnxhërsin, por goli i fitores u shënua vetëm në minutën e 92-të. Ndeshja u zhbllokoi nga një autogol i Butlendit në minutë ne 53-të, por për pak më tepër se 60 sekonda nga fundi i kohës së rregullt Desersi ktheu sërish baraspeshën.
Herri Meguajeri gaboi në llogaritjen e bërë për të ndalur një top të gjatë në dukje të parrezikshëm. Mbrojtësi i Mançesterit nuk kërceu mjaftueshëm për të larguar topin, duke nxjerrë kundërshtarin të vetëm përballë portierit. Por gabimin e tij e zhvlerësoi Bruno Fernandezi, i cili tundi rrjetën në minutë ne 92-të dhe shpëtoi “djajtë e kuq” nga humbja. Mançester Junajtedi tashmë gjendet në vendin e 4-t në Ligën e Europës me 15 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/
#Gafa #Meguajerit #për #pak #hoqi #fitoren #nga #duart #Mançester #Sitit #Bruno #Fernandezi #shpëtoi #djajtë #kuq #në #minutën #92të
SportExpress