Aktualitet
Sot diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, sot do të mbahet Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit për media nga ora 09:15, kadetët do të hyjnë në sallë duke marshuar, ndërsa Hapja e Ceremonisë Zyrtare do të bëhet në orën 10:00.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni pritet të jenë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë, si dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
#Sot #diplomon #gjenerata #61të #Policisë #së #Kosovës
gazetablic.com