Deklaratat e Trump për tarifat, Kina paralajmëron SHBA: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

Ministria e Jashtme kineze tha se do të mbrojë “interesat e saj kombëtare” pasi Presidenti i SHBA Donald Trump u tha gazetarëve se po konsideronte një tarifë prej 10% për mallrat kineze.
“Ne kemi besuar gjithmonë se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo një luftë tarifore,” tha zëdhënësja e departamentit Mao Ning në një konferencë ditore, raportojnë mediat e huaja.
“Kina është e vendosur fort për të mbrojtur interesat kombëtare”, citohet gjithashtu të ketë thënë ajo, shkruan A2 CNN.
Trump thotë se tarifa mund të hyjë në fuqi më 1 shkurt (fundjavën e ardhshme) dhe se ajo bazohet në dërgimin e fentanilit nga Kina në Meksikë dhe Kanada. Kina mbronte më parë përpjekjet e saj për të ndaluar rrjedhën e drogave të paligjshme.
Siç kemi raportuar, Trump ka kërcënuar gjithashtu me ndryshime në taksat e importit në Kanada dhe Meksikë, si dhe BE.
#Deklaratat #Trump #për #tarifat #Kina #paralajmëron #SHBA #Nuk #fitues #në #një #luftë #tregtare
Java News