Aktualitet
“I shitur! Komunistët nuk bëhen njerëz”/ Kush e thirri protestën? Lapaj dhe Qorri sherr para Ministrisë së Brendshme (VIDEO)

Protesta e thirrur para Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e sotme është kthyer në “mollë sherri” mes përfaqësuesve të partive të vogla.
Shkak u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit apo “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.
Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.
Mesa duket bashkimi i partive të vogla në një front të vetëm opozitar duket i pamundur, pavarësisht thirrjeve që bëhet nëpër ekrane mes drejtuesve të tyre.
#shitur #Komunistët #nuk #bëhen #njerëz #Kush #thirri #protestën #Lapaj #dhe #Qorri #sherr #para #Ministrisë #së #Brendshme #VIDEO
Java News