Tech

Dhuna brutale ndaj kushërinjve Maja në Krujë, reagon ministri Çuçi: Askush nuk është mbi ligjin

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për dhunën që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja në Fushë Krujë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çuçi u shpreh se askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Ministri shton se 4 persona janë arrestuar dhe po punohet për kapjen e tre të tjerëve.

“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.

Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, shkruan Çuçi./m.j

#Dhuna #brutale #ndaj #kushërinjve #Maja #në #Krujë #reagon #ministri #Çuçi #Askush #nuk #është #mbi #ligjin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button