Duhet ta mbajmë frigoriferin bosh që të kemi uri –

Serxho Konseisao është zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij mbrëmjen e sotme. Trajneri i Milanit ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it pas humbjes 2-0 kundër Juventusit, ku ka treguar edhe problemin e madh të kuqezinjve. Portugezi ka thënë se lojtarëve u mungon dëshira për të fituar.
“Nëse ke bazën, dëshirën, urinë, dëshirën për të fituar ndeshjen dhe çdo duel…Këtu kjo gjë mungon. Unë si trajner e marr këtë përgjegjësi për të ndryshuar situatën. Lojtarët nuk kanë ‘benzinë’? Po çfarë benzine?! Ne jemi në janar. Lojtarët kanë gjithçka për t’u rekuperuar nga ndeshjet e kaluara. Na duhet të kemi një frigorifer bosh në shtëpi që të ndihemi më të uritur. Hapi i parë për të fituar një ndeshje është të duash ta fitosh”, ka deklaruar Serxho Konseisao./Sport Ekspres/
#Duhet #mbajmë #frigoriferin #bosh #që #të #kemi #uri
SportExpress