Sport
Juventusi dominon Milanin dhe mbetet i pamposhtur në Serinë A, “hakmarrja” vjen e ëmbël për bardhezinjtë –

Një hakmarrje e ëmbël për Juventusin. Bardhezinjtë kanë mposhtur sot Milanin me rezultatin e pastër 2-0. Pas eleminimit të papritur nga Superkupa e Italisë, “zonja e vjetër” ka pëmbushur hakmarrjen e saj në kampionat.
Juventusi ka dominuar kuqezinjtë në fushë dhe loja e e tyre u shpërblye edhe me 2 gola. Fillimisht ishte Mbangula ai që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 59 të takimit. Ndërkohë, vetëm 5 minuta më vonë, Uea vulosi fitoren në 2-0. Tashmë Juventusi ngjitet në vendin e 4-t në renditjen e Serisë A, me 37 pikë të grumbulluara gjithsej. Bardhezinjtë vijojnë të mbeten të pamposhtur në kampionat./Sport Ekspres/
#Juventusi #dominon #Milanin #dhe #mbetet #pamposhtur #në #Serinë #hakmarrja #vjen #ëmbël #për #bardhezinjtë
SportExpress