Aktualitet

Sot protestohet para Komunës së Gjilanit për gruan që u përdorë për trafikim

Para Komunës së Gjilanit sot do të mbahet një protestë për gruan që raportohet se u përdorë për trafikim.

I dyshuari për këtë rast ishte arrestuar ditë më parë. Prokuroria Themelore në Gjilan kishte marrë vendim që të bëhet hetim për rastin e A.S., nga Gjilani, fotografitë e së cilës janë shpërndarë dje në rrjete sociale.

Protesta do të mbahet nga ora 13:00.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se hetimi në fjalë bëhet pas postimeve nga qytetarët të të dëmtuarës A.S., me lëndime të rënda trupore.



#Sot #protestohet #para #Komunës #së #Gjilanit #për #gruan #që #përdorë #për #trafikim
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button