Kapet me armë në makinë anëtari i klanit ‘Duka’! Vite më parë u dënua për vrasjen e Santiago Malkos

I njohur si pjesëtar i klanit “Duka”, dhe i përfshirë në vrasjen e Santiagi Malkos në 2019, agjentët e Komisariatit nr. 2 dhe forcat “Shqiponja” arrestuan këtë të shtunë Elvis Gaçajn, 50 vjeç, i cili u gjet me armë pa leje, jo shumë larg Komunës së Parisit.
Gaçaj po lëvizte si pasagjer me mikun e tij Marsel Dobi në një makinë “Volkswagen”, dhe pas kontrollit iu gjet pistoleta me municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në planin e masave si dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Marsel Dobi dhe pasagjer shtetasin Elvis Gaçaj. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Elvis Gaçaj, sherbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis” informoi sot policia e Tiranës.
Miku i tij Dobi u arrestua për moskallëzim krimi. Elvis Gaçaj rezulton të jetë dënuar për vrasjen e Malkos me 7 vjet burg, me vendim të shkallës së parë të GJKKO, ndërsa Apeli para pak kohësh e ka kthyer edhe njëherë dosjen për gjykim në shkallë të parë.
#Kapet #armë #në #makinë #anëtari #klanit #Duka #Vite #më #parë #dënua #për #vrasjen #Santiago #Malkos
Java News