Life Style

Atentati në Larushk / RENEA dhe FNSH kontrolle në Nikël dhe Tapizë, shoqërohen disa persona

Në vijim të hetimeve për atentatin në Larushk, ku në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë u vra kunati i tij Ramazan Sino, RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në Nikël dhe Tapizë.

Aksioni ka nisur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe në kuadër të tij janë shoqëruar në polici disa persona.

Për atentatin në Larushk, është arrestuar mbrëmjen e djeshme Valter Bami, i cili, sipas policisë është ndaluar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për herë të parë, Bami u shoqërua rreth orës 04:00 të 3 Korrikut. Atij iu mor deklarimi për këtë ngjarje dhe më pas u la i lirë. Ndërsa këtë të enjte, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë janë gjetur sipas policisë faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri, që do të thotë mbetje të barutit. Ndaj në bazë të ekspertizës, Prokuroria lëshoi edhe urdhrin e ndalimit.

/a.r

#Atentati #në #Larushk #RENEA #dhe #FNSH #kontrolle #në #Nikël #dhe #Tapizë #shoqërohen #disa #persona

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button