Aktualitet

“Kina, vendi që ka pritur më shumë mallra ‘Made in Albania’”, INSTAT:  Gjatë vitit 2024, shitëm me pak dhe blemë më shumë

Mallrat Made In Albania që u shitën ne tregjet ndërkombëtare në vitin 2024 në vlerë janë thuajse gjysma e produkteve të huaja që hynë në vendin tonë.

Raporti i tregtisë së jashtme publikuar nga INSTAT tregon se eksportet arritën vlerën 373 miliardë lekë, duke u ulur me 15,4 %, krahasuar me vitin 2023.

Analizimi i të dhënave tregon se 67 miliardë lekë më pak mallrat e eksportuar drejt vendeve te tjera në 12 muaj.

Importet në anën tjetër  arritën vlerën 894 miliardë lekë, duke u rritur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë sipas të dhënave zyrtare. Përkthyer në shifra një  me 21 miliardë lekë.

Deficiti tregtar, sipas INSTAT, arriti vlerën 522 miliardë lekë, duke u rritur me 20,7 %, krahasuar me vitin 2023.

Këtë performance negative te eksporteve e dha grupi i minerale, lende djegëse dhe energji elektrike me 5,3% ndjekur me pas nga tekstile dhe këpucë 4,8% kjo edhe për shkak te zhvlerësimit te euros si dhe materialet e ndërtimit, sipas vlerësimeve

Ndërkohë ne rritjen e importeve gjate 2024 e dhanë grupet e makinerive, pjesët e këmbimit, ushqimet, pijet dhe duhan

Por cilat shtete kane pritur me pak mallra made in Albania gjate 2024?

Sipas te dhënave në vend te pare renditet Italia me 18.9% ndjekur me pas nga Kosova 15.8% dhe Greqia me 8,4%

Ndërkohë vendi i cili duket se ka pritur me shume mallra made in Albania ishte Kina. Mallrat e hyrë ne vend përgjatë vitit te kaluar erdhen kryesisht nga Greqia, Kina, dhe Turqia.

#Kina #vendi #që #pritur #më #shumë #mallra #Albania #INSTAT #Gjatë #vitit #shitëm #pak #dhe #blemë #më #shumë
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button