Arben Gashi: Dje paska vendosur lule tek busti i presidentit Rugova ai që sot veç çirrja i ka mbetur!

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se vendlindja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, ideatorit të shtetit dhe krijuesit të aleancave me fuqitë e mëdha, është shembulli i urtësisë dhe mençurisë së vetë Presidentit Rugova.
Gashi ka thënë se dje atje ka vendosur lule ai që ‘veç çirrja i ka mbetur’, duke iu referuar kryeministrit Kurti.
Ai tutje thotë se Kurti e di mirë të vërtetën e 9 shkurtit, të rikthimit të LDK-së, që askush nuk e ndal.
“Por mos t’i shkojë mendja se vendlindja e Ibrahim Rugovës harron se dikur ai çirrej kundër tij, ashtu siç çirret sot çdo ditë kundër LDK-së.Ai e kupton përditë e më shumë se Istogu dhe e gjithë Kosova tashmë e njohin fytyrën e vërtetë të përçarësit dhe mashtruesit të madh” ka shkruar Gashi raporotn “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Istogu,
Vendlindja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, ideatorit të shtetit dhe krijuesit të aleancave me fuqitë e mëdha, është shembulli i urtësisë dhe mençurisë së vetë Presidentit Rugova.
Dje, atje, ai që sot veç çirrja i ka mbetur, paska vendosur lule te busti i Presidentit Rugova.
Por mos t’i shkojë mendja se vendlindja e Ibrahim Rugovës harron se dikur ai çirrej kundër tij, ashtu siç çirret sot çdo ditë kundër LDK-së.
Ai e kupton përditë e më shumë se Istogu dhe e gjithë Kosova tashmë e njohin fytyrën e vërtetë të përçarësit dhe mashtruesit të madh.
Prandaj, ai e di mirë të vërtetën e 9 shkurtit.
Të vërtetën e rikthimit të LDK-së, që askush nuk mund ta ndalë.
9 shkurti është dita jonë! Pasardhësit e Ibrahim Rugovës janë ngritur në këmbë në gjithë Kosovën për fitoren e saj.
#BëhuNdryshimi #ArbenGashi14 #ldk124
#Arben #Gashi #Dje #paska #vendosur #lule #tek #busti #presidentit #Rugova #që #sot #veç #çirrja #mbetur
gazetablic.com