Vjedhje e Realit?! Lojtari kundërshtar rrëzohet në zonë dhe nuk jepet penallti, madrilenët vazhdojnë aksionin dhe shënojnë gol (VIDEO) –

Përballja e sotme mes Realit të Madridit dhe Selta Vigos ka prodhuar polemika. Goli i parë i madrilenëve ka shkaktuar debate sa i përket rregullsisë së tij. Arsyeja e diskutimeve ka të bëjë me atë çfarë ndodhi në zonën e “los blancos”-ve në aksionin që më pas solli edhe golin e Mbapesë.
Portieri Lunin ndërhyri në zonë ndaj lojtarit të Selta Vigos, i cili u rrëzua përtokë dhe kërkoi një 11 metërsh. Por arbitri nuk kishte të njëjtin mendim, duke lënë lojën të luhej. Menjëherë pas këtij momenti loja u zhvendos në skajin tjetër të fushës, ku edhe u shënua goli i parë i ndeshjes.
Kaq ka mjaftuar për të ngritur dyshimet për një penallti të mohuar në dëm të Selta Vigos. Koha e rregullt mes këtyre dy skuadrave përfundoi në baraspeshë 2-2, por Reali i Madridit siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Mbretit në kohën shtesë falë triumfit me shifrat 5-2. Megjithatë, në rast të sinjalizimit të penalltisë në minutën e 36, ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër./Sport Ekspres/
#Vjedhje #Realit #Lojtari #kundërshtar #rrëzohet #në #zonë #dhe #nuk #jepet #penallti #madrilenët #vazhdojnë #aksionin #dhe #shënojnë #gol #VIDEO
SportExpress