700 mijë paund shkojnë “dëm”, nxënësit ndalohen të luajnë në fushën e re, fqinjët shqetësohen nga zhurma e bilbilit të arbitrit

Në vitin 2023, autoritetet lokale inauguruan një fushë futbolli, e cila kushtoi 700 mijë paunde dhe u certifikua edhe nga FIFA. Megjithatë, tashmë nxënësit e shkollës Cornëallis Academy në Maidstone, Kent janë ndaluar të luajnë aty.
Arsyeja? Fqinjët u ankuan për zhurmat e shkaktuara nga bilbilat e arbitrave, shkruan Daily Mail.
Fusha me bar artificial, që u hap në qershor 2023, është bllokuar që prej muajit gusht. Komuna kishte miratuar ndërtimin me kusht që të mos përdorej bilbili jashtë orëve shkollore, por shkolla nuk e zbatoi rregullin dhe fqinjët filluan të ankohen për zhurmën e vazhdueshme.
Banorët lokalë shprehen se ndiejnë shqetësime nga zhurma e ulërimave, thirrjeve dhe përplasjes së topave për orë të tëra. Një fqinj tha se e mban gjithmonë dritaren të mbyllur, pasi zhurma dëgjohet në të gjitha dhomat e shtëpisë.
Komuna ka kërcënuar me masa ndëshkimore për shkeljen e kushteve të lejes, duke ndaluar plotësisht përdorimin e fushës, edhe gjatë orëve shkollore.
Shkolla është detyruar të dorëzojë edhe një studim të ri zhurme që tregon se niveli i saj është i pranueshëm, por fqinjët dhe zyrtarët mjedisorë e kundërshtojnë këtë. Në mbledhjen e ardhshme të komisionit të planifikimit pritet të vendoset nëse ndalimi i bilbilave do të hiqet.
#mijë #paund #shkojnë #dëm #nxënësit #ndalohen #të #luajnë #në #fushën #fqinjët #shqetësohen #nga #zhurma #bilbilit #të #arbitrit
Java News