Nisin regjistrimet në shkollat e mesme, Kushi apel prindërve të plotësojnë formularin në e-albania

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar prindërit që të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Sipas saj regjistrimet ka nisur në sistemin e-Albania do të vazhdojnë deri në datën 20 korrik.
Kushi u kujton prindërve që formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat
“Të dashur nxënës dhe prindër! Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.
Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike. Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën: regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al:, shkruan Kushi.
#Nisin #regjistrimet #në #shkollat #mesme #Kushi #apel #prindërve #të #plotësojnë #formularin #në #ealbania