Aktualitet
Merrte makina me qira e i shiste për skrap, vihet në pranga 34-vjeçari në Vlorë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi merrte makina me qira ditore dhe i shiste për skrap. Në pranga është vënë D. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë. Policia u vu në lëvizje pas denoncimeve të disa personave.
“Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes.Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia.
#Merrte #makina #qira #shiste #për #skrap #vihet #në #pranga #34vjeçari #në #Vlorë
Lapsi