Aktualitet

Agjenda e partive politike në hapje të fushatës zgjedhore

Partitë politike do të hapin zyrtarisht sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Subjektet do të mbajnë tubimet e para që janë zyrtarisht në kuadër të fushatës, në qytete dhe orë të ndryshme.

Koalicioni për Familjen do të mbajë tubimin e saj në ora 18:30, në Klan Arena. Lidhja Demokratike e Kosovës do të nisë fushatën e saj në Pallatin e Rinisë nga ora 17:00.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë takimin me qytetarë në Sallën 1 Tetori nga ora 16:30.

Lëvizja Vetëvendosje do të hapë zyrtarisht fushatën në sallën e sporteve “Shan Nushi” në Gjakovë nga ora 18:00.

Ndërsa, Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal me rastin e nisjes së fushatës zgjedhore në Kosovë bëjnë nderime në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në ora 10:45. /



#Agjenda #partive #politike #në #hapje #të #fushatës #zgjedhore
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button