Çfarë i ndodhi Brojës? Sulmuesi shqiptar largohet me barrelë nga fusha, i vendosin maskë oksigjeni dhe…

Në ndeshjen e FA Cup kundër Peterborough, 23-vjeçari shqiptar u fut si zëvendësues, teksa në minutën e 82’ të takimit, pas një ndërhyjre të rrezikshme nga mbrojtësi kundërshtar, ai u rrëzua në tokë.
Kjo gjë solli panik në stafin mjekësor të Everton, të cilët, sipas mediave angleze, u detyruan që t’i vendosnin për një moment edhe maskën e oksigjenit.
Pas shumë minutash, Broja u detyrua të dilte me barelë nga fusha e lojës, i cili u zëvendësua në minutën e 89’ të takimit, me sulmuesin shqiptar që nuk i mbajti dot lotët.
Ky duket dhe si një lajm i keq për Kombëtaren shqiptare dhe Sylvinhon, të cilët presin menjëherë një lajm nga stafi mjekësor i Everton, nëse do të mungojë aq gjatë sa të humbasë dhe dy sfidat e marsit me Anglinë dhe Andorrën.
#Çfarë #ndodhi #Brojës #Sulmuesi #shqiptar #largohet #barrelë #nga #fusha #vendosin #maskë #oksigjeni #dhe..
Java News