Life Style

Presidenti Begaj vizitë shtetërore në Azerbajxhan, zbardhet axhenda

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është nisur ditën e sotme drejt Republikës së Azerbajxhanit, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Më 7 Korrik, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri.

Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpёrndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.

Në përfundim të takimeve, dy krerët e shteteve do të mbajnë deklaratat reciproke për media.

/a.r

#Presidenti #Begaj #vizitë #shtetërore #në #Azerbajxhan #zbardhet #axhenda

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button