Aktualitet

Moti për sot- Reshje shiu dhe vranësira, rriten temperaturat

Ditën e sotme moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës, kryesisht në dy ekstremet veri dhe jug të vendit.

Në orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në veriperëndim ku pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/sek, ndërsa ne  lugina dhe bregdet 15m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat:

Në zonat malore  6 deri 15°C;

Në zonat e ulëta 5 deri 19°C;

Në bregdet 8 deri 19°C.

#Moti #për #sot #Reshje #shiu #dhe #vranësira #rriten #temperaturat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button