“8 janari nuk harrohet me servilizma”, Murrizi nuk kursehet ndaj Bardhit me shokë: Kur keni ndërmend të kërkoni falje?

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në kritika ndaj atyre që më 8 janar u “rrahën” me Berishën, teksa sot janë krah tij.
Sipas tij, sot është një ditë e trishtë për PD, teksa shprehet se nuk ka parë ende asnjë kërkesë falje nga ata që u ngujuan në seli.
“Kush harron shpejt gabon shpesh dhe çdo gabim ka kosto që do të duhen vite punë dhe sakrificë për ta korrigjuar.
Sot është data 8 janar. Një datë e trishtë për PD, për opozitën dhe për demokracinë me atë ngjarje të datës 8 janar 2022.
Akoma nuk kam parë apo dëgjuar një falje apo ndjesë nga bythecët e asaj kohë që kërcejnë si të pështirë në çdo valle me këngën e Berishës.
T’iu kërcesh demokratëve mbi kurriz e të mendosh se kjo harrohet pse kërceni si servilë të pështirosur një valle është turp.
Ndjesa apo falja është cilësi e atyre që kanë dinjitet, moral dhe karakter ose sado pak surrat.
Të mendosh që çdo pisllëk harrohet me kalimin e kohës është poshtërim ndaj kujtdo qe i ke hyrë në hak”, shkruan Murrizi në rrjetet sociale.
#janari #nuk #harrohet #servilizma #Murrizi #nuk #kursehet #ndaj #Bardhit #shokë #Kur #keni #ndërmend #të #kërkoni #falje
Java News