Aktualitet

Del foto e Dritan Rexhepit, si duket sot i shumëkërkuari që ekstradohet nga Turqia

Policia e Shtetit njoftoi këtë të mërkurë se Dritan Rexhepi, i ashtuquajturi “bosi i kokainës”, i arrestuar në Stamboll të Turqisë në nëntor të vitit 2023, do të ekstradohet gjatë ditës së sotme drejt Shqipërisë.

Mediat kanë siguruar një foto të re të Dritan Rexhepit, ku siç duket nga foto, ai është thinjur paska ndryshe nga fotografitë e mëparshme të shpërndara nga policia dhe Interpol.

Rexhepi, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, po gjykohet në mungesë nga Gjykata e Posaçme pasi akuzohet për porositjen e rrëmbimit të Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020 si dhe për vrasje në Krujë disa vite më parë. Po ashtu, ai është nën hetim për falsifikim dokumentesh në Fier.

#Del #foto #Dritan #Rexhepit #duket #sot #shumëkërkuari #që #ekstradohet #nga #Turqia
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button