Aktualitet

Zinedine Zidane pritet të jetë pasuesi i Didier Deschamps tek Franca

Trajneri Didier Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës 2026.

Deschamps zëvendësoi Laurent Blanc pas Kampionatit Evropian 2012, dhe që atëherë ka qenë trajner i Francës, duke arritur suksese të mëdha, transmeton Sport.

Menjëherë pas këtij njoftimi, kanë dalur raportimet e para për pasuesin e mundshëm të tij në krye të ‘Gjelave’, me një emër të mirënjohur që kryeson mbi të gjithë të tjerët.

Zinedine Zidane, legjenda e kombëtares së Francës dhe trajneri tashmë i mirënjohur pritet të jetë trajner i ri i Francës pas vitit 2026.

Raportohet se një marrëveshje mes palëve pritet të nënshkruhet si formë para-kontrate, kurse zbatimi i saj do të fillojë pas largimit të Deschamps.

/ Sport/



#Zinedine #Zidane #pritet #të #jetë #pasuesi #Didier #Deschamps #tek #Franca
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button