Kishte faull ndaj Asllanit –

Interi ka marrë një humbje aspak të lehtë mbrëmjen e sotme. Milani ka përmbysur ndeshjen në shifrat 2-3 në minutën e 93-të, duke triumfuar kështu në finalen e Superkupës së Italisë. Simone Inzagi ka përgëzuar kundërshtarët për shpirtin e garës, por gjithashtu ka ngritur pikëpyetje për vlefshmërinë e golit të parë të kuqezinjve. Trajneri italian ka thënë në deklaratën e tij pas ndeshjes se në rastin e golit të parë të Milanit, kishte fillimisht një goditje dënimi kundrejt Asllanit
“E përgëzoj Milanin, që nuk u dorëzuar asnjëherë, pavarësisht se ishte në një disavantazh prej 2 golash. Ne e humbëm topin kur loja shkoi 2-1 dhe duhet ta kishim kontrolluar topin më mirë. Kishim kaq shumë raste. Një humbje e dhimbshme që na lëndon, por ky ekip do të kthehet përsëri. Me shumë mundësi kishte një goditje dënimi në favor të Asllanit (në golin e parë të Milanit), por ne duhet ta kishim menaxhuar më mirë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/
#Kishte #faull #ndaj #Asllanit
SportExpress