“Beteja e tij është të zhbëjë SPAK”/ Shabani: Berisha nuk po lufton si politikan, por për të mbrojtur familjarët e tij

Kreu i “Nisma Thurje”, Endri Shabani, e sheh betejën e Sali Berishës me SPAK, si të gabuar dhe që në këtë mënyrë humb pikë.
Duke folur në emisionin Top Story për masën e dhënë ndaj Berishës nga Apeli i GJKKO ‘detyrim paraqitje’, ai tha se kjo është masa më e lehtë dhe se nuk e pengon atë aspak për të bërë fushatë.
“Kjo është masa më e lehtë, është detyrim paraqitje, në këtë pikë ky diskutimi bëhet në gjykatë. Sali Berisha si i pandehur ka të drejtë të kërkojë një masë më të lehtë. Si kryetar partie nuk e pengon të bëjë fushatë.
Nga pikëpamja e një burrë shteti jam i shqetësuar që sulmohen prokurorët që e hetojnë. Mendoj se një burrë shteti duhet të përballet me betejat e veta dhe nëse i fiton të marrë dëmshpërblim.
Nga pikëpamja e shoqërisë shqiptare krahasoj çfarë drejtësie kemi pasur dhe çfarë kemi, dhe me vjen mirë që ata që kanë qenë arkitektët e tranzicionit, po hetohen. Sipas diskursit të Berishës është më mirë mos kemi SPAK, por unë nuk e shoh këtë. Beteja e tij është të zhbëjë SPAK.
Mendoj se pjesa më e shëndetshme dhe më e madhe e shoqërisë shqiptare e do SPAK dhe do edhe më shumë rezultate. Besoj se Berisha nuk lufton si politikan por si individ që do të mbrojë interesin e familjarëve të tij. Si politikan ai humbet pikë në betejën me SPAK, dhe mendoj se është betejë e gabuar”, shprehet Shabani.
#Beteja #tij #është #të #zhbëjë #SPAK #Shabani #Berisha #nuk #lufton #politikan #por #për #të #mbrojtur #familjarët #tij
Java News