Lara Colturi e mbyll garën në Botërorin e Skive në Slloveni në vendin e 13-të

Kranjska Gora, Slloveni – Lara Colturi e ka mbyllur garën e sotme në Botërorin e Skive në vendin e 13-të, kjo në disiplinën e Sllallomit. Të shtunën (dje), skiatorja italo-shqiptare e mbylli garimin në vendin e dytë, në disiplinën e Sllallomit Gjigant, duke u renditur për herë të dytë në podium.
18-vjeçarja dha kohën e përgjithshme 1’42”50 pas dy zbritjeve. Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e 12-të me kohën 52”14. Ndërsa në zbritjen e dytë, koha e saj ishte 50”36, duke humbur pozicione.
Në total Colturi ka bërë mirë në garën e parë të 2025 dhe me moshën e saj është ndër pretendentet për të siguruar vendet e para në garat dhe vitet që vijnë.
#Lara #Colturi #mbyll #garën #në #Botërorin #Skive #në #Slloveni #në #vendin #13të
Java News