Ma sillni Vinicius Junior në ndeshje boksi, e hedh knock-out për 10 sekonda –

Pablo Maffeo është vetëm një nga një numër futbollistësh që kanë një histori konflikti me yllin e Real Madridit, Vinicius Junior. Konflikti mes tyre lindi një vit më parë, kur në një ndeshje mes Mallorca-s dhe Real Madridit, Maffeo vendosi të provokojë brazilianin duke i bërë gjeste se ai ishte thjesht një ‘qaraman’ i zakonshëm. Ata patën gjithsej dy përplasje në të cilat Maffeo duhej të merrte një karton të kuq.
“Isha me fat dhe nuk kam asnjë justifikim për këtë. Ishte një karton i kuq i qartë. Hera e dytë që pata kundër tij nuk ishte për një karton të kuq. Dhe unë isha me fat që gjyqtari i katërt ishte afër dhe ai pa që nuk kishte intensitet për një përjashtim. E dua Vinicius në një ndeshje boksi. Unë mendoj se do të fitoja, pa dyshim. Unë do ta nokautoja për 10 sekonda”, tha Maffeo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#sillni #Vinicius #Junior #në #ndeshje #boksi #hedh #knockout #për #sekonda
SportExpress