Aktualitet

VIDEO / Aksident në Fishtë të Lezhës, “Golfi” përplaset me furgonin

Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Fishtë të Lezhës. Një furgon dhe një makinë tip “Golf” janë përplasur në aksin dytësor që lidh fshatin Fishtë me autostradën Lezhë-Shkodër.

Burime për korrespondentin e Klan News, Martin Marku, bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur vetëm drejtuesi i furgonit, i cili si pasojë e plagëve është transportuar në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë humbja e kontrollit të “Golf-it” duke shkaktuar përplasjen e fortë me furgonin.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

#VIDEO #Aksident #në #Fishtë #të #Lezhës #Golfi #përplaset #furgonin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button