Sport

Presidenti i SHBA-ve nderon Mesin me medalje, argjentinasi nuk shfaqet në ceremoni –

Presidenti i SHBA-ve ka shpërndarë sot Medaljen e Lirisë për personalitete që kanë dhënë një kontribut të veçantë për Amerikën dhe botën. Në listën e 19 personave ishte edhe Lionel Mesi për shkak të nismave të tij të bamirësisë. Por ajo që ra në sy ishte mungesa e yllit argjentinas në ceremoninë e ndarjes së medaljeve.

Për më tepër 7 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk kishte dërguar asnjë përfaqësues të tijin për të tërhequr këtë medalje. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga ana e Lionel Mesit në lidhje me mungesën e tij në Shtëpinë e Bardhë për të pranuar Medaljen e Lirisë nga Xho Bajdeni./Sport Ekspres/

#Presidenti #SHBAve #nderon #Mesin #medalje #argjentinasi #nuk #shfaqet #në #ceremoni
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button