Sport
Ju gjykoni rezultatet, por performanca nuk ishte e mirë –

Mançester Siti po i rikthehet fitoreve. “Qytetarët” kanë mposhtur sot Uest Hemin me rezultatin e thellë 4-1. Por pavarësisht fitores, Guardiola ka kritika për skuadrën e tij. Ai ka thënë për mediat pas ndeshjes se opinioni sportiv gjykon vetëm rezultatet, por loja e ekipit të tij nuk ishte e mirë.
“Ju gjykoni rezultatet. Kemi parë nivelin tonë për 8-9 vite dhe tani nuk jemi në nivelin tonë. Fituam, kështu që jemi të lumtur. Do të na ndihmojë. Por ju gjykoni rezultatet, performance jonë nuk ishte e mirë. Ne nuk e pasojmë topin, për këtë arsye vuajmë. E humbasim lehtësisht topin, prandaj mund të vrapojnë”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/
#gjykoni #rezultatet #por #performanca #nuk #ishte #mirë
SportExpress