Trazirat në Francë, një i vdekur nga plumbat e gomës që përdori policia në Marsejë

Në ditën e gjashtë të trazirave në Francë, një viktimë është regjistruar në Marsejë.
Mediat në vend raportojnë se viktima është një 27-vjeçar. Sakaq në raportin e prokurorit të Marsejës sqarohet se ai vdiq pas një goditje të dhunshme në gjoks.
Goditja është shkaktuar nga një predhë e tipit flash-top, e bërë prej gome dhe teorikisht jo vdekjeprurëse, e përdorur nga policia.
I njëjti prokuror saktësoi se atë natë në zonë janë regjistruar trazira dhe plaçkitje, dhe nuk është e mundur të përcaktohet nëse viktima ka marrë pjesë apo vetëm ka qarkulluar në afërsi.
Pavarësisht kësaj një hetim është hapur për vdekjen e tij.
Marseja, qyteti i dytë i Francës, ishte skena e përleshjeve të rënda midis policisë dhe grupeve të protestuesve të rinj, si dhe plaçkitjeve gjatë fundjavës.
Trupa shtesë të policisë u dislokuan atje natën midis së shtunës dhe të dielës, pasi kishin ndodhur përleshje shumë të dhunshme.
Në gjashtë ditë në vend u arrestuan 3625 persona, 1124 prej të cilëve të mitur. Ky është vlerësimi provizor i trazirave pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel në Nanterre gjatë një kontrolli policor.
/a.r
#Trazirat #në #Francë #një #vdekur #nga #plumbat #gomës #që #përdori #policia #në #Marsejë