Aktualitet
VIDEO/ Xhami i parë është thyer nga plumbat, dalin pamjet e automjetit që u qëllua me armë në Shkodër

Dalin pamjet e para pas ngjarjes që alarmoi Shkodrën mbrëmjen e kësaj të enjte, 2 janar 2025.
Drejt një automjeti të parkuar në anë të rrugës në lagjen “Rus” u qëllua, sipas të dhënave paraprake, 4 herë me armë zjarri pistoletë.
Në pamje duket makina e qëlluar tip “Peugeot” të cilët i është thyer xhami i parë nga të shtënat.
Pronari i automjetit, Elvis Hoxha, ndodhet në burg për veprën penale “dhunë në familje”. Mësohet se makina ndodhet e parkuar që nga momenti kur Hoxha është arrestuar.
Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.
#VIDEO #Xhami #parë #është #thyer #nga #plumbat #dalin #pamjet #automjetit #që #qëllua #armë #në #Shkodër
Java News