Me qindra doza kanabisi në makinë, arrestohet 47-vjeçari në Lushnje

Një 47-vjeçar me iniciale A.C. nga Lushnja është arrestuar policia pas një hetimi disa mujor për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
47-vjeçari teksa udhëtonte me makinë u ndalua në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” dhe iu gjetën qindra doza kanabis gati për shitje.
Edhe në shtëpinë e tij, uniformat blu u gjetën qindra doza të tjera lëndë narkotike.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi dozat e kanabisit, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjeti tip “Volksëagen”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari shpërndante dozat e kanabisit në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
/a.r
#qindra #doza #kanabisi #në #makinë #arrestohet #47vjeçari #në #Lushnje