Aktualitet
Vëllezërit binjakë, fëmijët e parë shqiptarë për 2025-ën! Rama: Mirëseerdhët Ares dhe Rajd

Viti 2025 erdhi edhe me një tjetër lajm të bukur.
Fëmijët e parë që erdhën në jetë, si rrallë herë në të kaluarën, ishin binjakë.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që dha i pari lajmin, e që u konfirmua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
“ÇFARË VITI FILLOI! Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë!
Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00!”, shkruan Rama.
Teksa mbetet të urohet se është një shenjë e mbarë për vitin që sapo erdhi dhe për të gjithë shqiptarët.
#Vëllezërit #binjakë #fëmijët #parë #shqiptarë #për #2025ën #Rama #Mirëseerdhët #Ares #dhe #Rajd
Java News