Rama fryn qirinjtë e ditëlindjes në krah të Aleks Soros, filantropi e krahason me Clinton

Kryeministri Edi Rama ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 59-të. Lideri i qeverisë shqiptare ka qenë mes miqsh dhe fotografitë e para kanë nisur të publikohen prej tyre në mediat sociale.
Alex Soros, djali i filantropit George Soros ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi nga pritja e djeshme për presidentin Bill Clinton dhe ditëlindja e Edi Ramës, sapo akrepat e orës kanë kaluar në datën 4 Korrik.
Djali i Soros qëndron në krah të Edi Ramës dhe duket se është i pari që e ka uruar kryeministrin shqiptar në këtë ditëlindje të 59-të. Alex Soros nuk i kursen as lëvdatat, kur thotë se ai është një lider i madh dhe e krahason me Bill Clinton.
“Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës @ediramaal & #BillClinton. I nderuar që jam në Tiranë pasi Bill Clinton arriti për herë të parë në Shqipëri dhe iu dha Ylli i Madh i Mirënjohjes për Arritjet Publike në prag të Ditës së Pavarësisë.
Shqipëria është ndër më pro-amerikanet në botë dhe një aleat i madh – falë lidershipit të Edi Ramës. Dhe çfarë rastësie që Edi Rama ka lindur më 4 korrik!!! Tingujt në Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta çmoj përgjithmonë”, shkruan ndër të tjera Alex Soros.
/a.r
#Rama #fryn #qirinjtë #ditëlindjes #në #krah #të #Aleks #Soros #filantropi #krahason #Clinton