Aktualitet

“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është në gatishmëri për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të vitit të ri.

Drejtues të kësaj kompanie deklarojnë planin e masave për festa, ndërsa u bëjnë thirrje konsumatorëve që gatimet të mos i lënë të gjitha për në darkë, për të mos ngarkuar rrjetin, shkruan A2.

“Plani i masave konsiston në dy kollona. Kemi marrë masa për gjendjen teknike të rrjetit. Kemi bërë investime dhe rikonstruksione për të përballuar këtë ditë dhe jo vetëm. I bëjmë thirrje konsumatorëve që të nisin gatimet që në drekë, mos i lënë për në darkë për shkak të rritjes së ngarkesës. Nëse ikën energjia elektrike, skema është e tillë që ne ta riparojmë sa më shpejt defektin”, thonë nga OSHEE.

#Mos #lini #për #në #darkë #gatimet #masat #OSHEE #për #Vitin #Në #gatishmëri #për #çdo #situatë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button