Aktualitet
Sane i gatshëm të përgjysmojë pagën vetëm që të qëndrojë tek Bayern Munich

Anësori i Bayern Munichut, Leroy Sane dëshiron të qëndrojë me klubin dhe është i gatshëm të pranojë kushtet e propozuara nga skuadra e Mynihut për një kontratë të re.
Sipas mediave gjermane, Sane është gati të heqë dorë nga një “pjesë e rëndësishme” e pagës së tij aktuale për të siguruar një marrëveshje të re me Bayernin, pasi ndihet jashtëzakonisht rehat në Mynih.
Megjithatë, tendenca mbizotëruese sugjeron se kontrata e Sane nuk ka gjasa të zgjatet nëse ai nuk jep paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmën e dytë të sezonit.
Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2025.
/ Sport
#Sane #gatshëm #të #përgjysmojë #pagën #vetëm #që #të #qëndrojë #tek #Bayern #Munich
gazetablic.com