Tech

Flamuri amerikan në xhaminë e Prishtinës, Imami ‘sfidon’ Kurtin: Do ta ngremë çdo korrik për pavarësinë e SHBA

Në xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë është ngritur flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, për nder të 247-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Imami i kësaj xhamie, Labinot Maliqi tha se këtë synojnë ta shndërrojnë në traditë. Ai theksoi se ShBA meriton mirënjohje dhe respekt për të gjithë mbështetjen që kanë bërë për popullin shqiptar.

Ne simbolikisht në shenjë respekti, mirënjohje e falënderimi për çdo gjë që shtetet e bashkuara të Amerikë që kanë bërë për ne e po vazhdojnë të bëjnë edhe sot, vendosëm flamurin e Amerikës në xhaminë tonë i cili do të qëndrojë 24 orë. përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-ve në arritjet tona formuese.

Shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohet sot popullit të shteteve të bashkuara të Amerikës të cilët kujtojnë këtë datë historike të rëndësishme. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti e bekoftë Kosovën dhe shtetin shqiptar”, tha Maliqi.

Ai tregoi për KosovaPress se një prakitkë të tillë synojnë ta bëjnë praktikë të përvitshme.

Çdo 4 korrik do ta vendosim flamurin e këtij vendi mik, partner dhe aleat i pazëvendësueshëm për Kosovën”, u shpreh Maliqi. I cili me sa duket ka ‘sfiduar’ kryeministrin Albin Kurti, qe nuk tha asnje fjale per festen e Amerikes.

Vendosja e flamurit të SHBA-ve në xhaminë në Prishtinë ka ndodhur për herë të parë dhe mendohet të bëhet tradicionale çdo 4 korrik të Pavarësisë së Amerikës./m.j

#Flamuri #amerikan #në #xhaminë #Prishtinës #Imami #sfidon #Kurtin #ngremë #çdo #korrik #për #pavarësinë #SHBA

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button