Sport
Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës 1/8 luhen më 14 dhe 15 janar 2025 –

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar datat dhe oraret e takimeve.
Më 14 janar janë planifikuar dy ndeshje, ndërsa gjashtë takimet e tjera do të luhen një ditë më pas, më 15 janar.
Në këtë fazë të Kupës do të marrin pjesë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” gjatë sezonit 2023-2024.
#Kupa #Shqipërisë #Ndeshjet #fazës #luhen #më #dhe #janar
SportExpress