Sport

Mes kritikave dhe ofendimeve në Itali, Sherri konfirmohet si portier edhe kundër Interit –

Në orën 18:00 të ditës së sotme do të kemi një përballje mes Cagliarit dhe Interit. Ekipi i Cagliarit do të kërkojë që të befasojë zikaltërit, të cilët futen gjithmonë për tre pikë dhe ndryshe nga të tjerët, nuk falin asgjë, të paktën nuk u mungon impenjimi i lartë.

Ndërkohë te Cagliari ka pasur shumë kritika për portierin shqiptar, Sherrin. Ky i fundit bëri një kalim të pabesueshëm nga Egnatia në Superiore direkt në Serinë A, madje brenda pak kohe mori vendin e titullarit.

Megjithatë në Itali nuk janë bindur shumë nga ky gardian dhe madje komentet e gazetarëve shkonin shpesh në ofendime. Megjithatë para këtij takimi, sipas mediave në Itali, konfirmohet edhe njëherë tjetër se titullar kundër Interit do të jetë Sherri, përpos të gjitha dyshimeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Mes #kritikave #dhe #ofendimeve #në #Itali #Sherri #konfirmohet #portier #edhe #kundër #Interit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button