Sport

Dy-tre ndeshje të mira dhe Kombëtarja e dërgojnë në tjetër pikë –

Ernest Muçi është kthyer në një çështje diskutimi në Turqi. Paraqitjet e tij në këtë sezon të ri kanë marrë kritika nga opinion sportiv, duke vënë në pikëpyetje edhe qendrimin e tij te Beshiktashi. Zyrtari i klubit nga Stambolli dhe njëherazi kandidati për president i bardhezinjve, i ka dalë në mbrojtje Ernest Muçit.

“Nuk ka asnjë ofertë për Muçin. Gjithsesi, nuk do të kishte shumë kuptim në këtë moment. Ai është shumë i ri. Nëse e tregon veten në dy ose tre ndeshje dhe shkon në ekipin kombëtar, ai mund të shkojë në një tjetër pikë”, ka deklaruar Hysein Jyceli për “A Spor”.

Ndërkohë në “Mevzular: Açik Mikrofon” kandidati për president i Beshiktashit është shprehur: “Nëse do ta kishim bërë transferimin e Muçit në periudhën e verës, në vend të ditës së fundit të dritares së merkatos së dimrit, në periudhë 2-3 mujore, mund ta kishim përfunduar për 7-8 milionë dhe jo për 10”./Sport Ekspres/

#Dytre #ndeshje #të #mira #dhe #Kombëtarja #dërgojnë #në #tjetër #pikë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button