Aktualitet
Vlorë/ Makina përplas këmbësorin, arrestohet shoferi

Një 62-vjeçar mbeti i plagosur pasi u përplas nga një makinë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në lagjen “28 Nentori”. Shtetasi R. G., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin V. C., 62 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
#Vlorë #Makina #përplas #këmbësorin #arrestohet #shoferi
Lapsi