Statistika të tmerrshme për Haaland në shtatë ndeshjet e fundit te Man City!

Erling Haaland vazhdon të luftojë për gola, pasi forma e dobët e Manchester Cityt ka ndikuar edhe tek golat e tij.
Sulmuesi i Manchester Cityt nuk arriti të gjente rrjetën në ndeshjen kundër Evertonit në xhiron e 18-të të Ligës Premier.
Norvegjezi humbi një penallti në minutën e 53-të, në barazimin 1-1.
Në 7 ndeshjet e fundit, Haaland ka shënuar vetëm një gol – ndaj Crystal Palace (2-2) në xhiron e 15-të.
Sulmuesi ka 13 gola dhe një asistim deri më tani këtë sezon, por është larg formës që e kishte në edicion e kaluar.
Duket se edhe Manchester City është jashtë garës për titull këtë edicion, pasi mbetet 11 pikë mbrapa Liverpoolit që ka dy ndeshje më pak.
#Statistika #të #tmerrshme #për #Haaland #në #shtatë #ndeshjet #fundit #Man #City
gazetablic.com