Sport

“Djajtë e kuq” zhduken në mjegullën e stadiumit, Manchester-i pëson direkt nga goditja e këndit për të dytën herë brenda një jave –

Manchester United-i nuk po gjen qetësi as me ardhjen e trajnerit Ruben Amorim. “Djajtë e kuq” janë zhdukur në mjegullën e Wolverhampton-it, duke marrë një tjetër humbje në këtë sezon. Skuadra angleze është mposhtur me shifrat 2-0 nga Wolves-i.

Ishte Cunha ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 58 të takimit me një gol që erdhi direkt nga goditja e këndit. Kjo është hera e dytë brenda një jave që Manchester United pëson gol nga një pozicion i tillë. Ndërkohë, goditja e fundit erdhi në minutën e 98, kur Hwang-u vulosi shifrat në 2-0. Me këtë humbje “djajtë e kuq” renditen në vendin e 14 në Premier League, me 22 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/

#Djajtë #kuq #zhduken #në #mjegullën #stadiumit #Manchesteri #pëson #direkt #nga #goditja #këndit #për #të #dytën #herë #brenda #një #jave
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button