Sport

VIDEO/ Gol që përkthehet me tre pikë, djali i Rudi Vatës tund rrjetën në minutën e fundit dhe i jep fitoren skuadrës angleze

Rocco Vata po i bën një mbyllje fantastike vitit 2024, teksa me dy gola dhe 2 asiste në 4 ndeshjet e fundit me ekipin e Watford, po ndihmon atë të mbetet në garën për kthimin në Premier League.

Sulmuesi shqiptar, i cili është dhe djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka qenë sot protagonist në suksesin 2-1 ndaj Portsmouth, me një gol në shtesë.

Ai u aktivizua në startin e pjesës së dytë, për t’i dhënë një impuls fazës ofensive të skuadrës e cila e shihte veten në disavantazh të një goli pas 45 minutave të para.

Vata shfrytëzoi një grushtim të portierit dhe duke ndjekur aksionin me shpejtësi shtyu topin në rrjetë për të shënuar golin e fitores 2-1 për ekipin e tij, që ngjitet kësisoj në vendin e 6 në renditjen e kategorisë së dytë angleze.



#VIDEO #Gol #që #përkthehet #tre #pikë #djali #Rudi #Vatës #tund #rrjetën #në #minutën #fundit #dhe #jep #fitoren #skuadrës #angleze
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button