Aktualitet

Policia sekuestron dy armë zjarri në Rugovë të Pejës

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në një veturë ka sekuestruar dy armë.

Rasti ka ndodhur në Rugovë të Pejës.

Në raport thuhet se i dyshuari nuk kishte leje për armëmbajteje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari.

“Rr. Pejë-Rugovë, Udhëkryqi Milishec 25.12.2024 – 09:40. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 10 fishekë si dhe një kuti me municion prej 40 copë fishekë”, thuhet në raport, shkruan .

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.



#Policia #sekuestron #armë #zjarri #në #Rugovë #të #Pejës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button