Aktualitet
Rusia akuzon Ukraina se planifikoi një sulm terrorist në aeroport

Ukraina u përpoq të sulmonte infrastrukturën civile duke përfshirë aeroportin, që përbën një “akt terrorist”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
“Përpjekja e regjimit të Kievit për të sulmuar një zonë ku ndodhet infrastruktura civile, duke përfshirë aeroportin është një akt tjetër terrorizmi”, shkroi Zakharova në Telegram.
Disa dronë sulmuan Moskën dhe rajonin e saj, duke ndërprerë përkohësisht operacionet e fluturimit në aeroportin kryesor Vnukovo të martën. Kryebashkiaku i Moskës tha se sulmi ishte zmbrapsur.
#Rusia #akuzon #Ukraina #planifikoi #një #sulm #terrorist #në #aeroport
Lapsi