Aktualitet
Bill Clinton shtrohet në spital

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown në Uashington, DC.
Zëdhënësi i tij deklaroi për CNN se Clinton po u nënshtrohet testimeve dhe vëzhgimit pasi pati ethe.
Clinton, 78 vjeç, në vitin 2004, bëri një operacion të katërfishtë në zemër, kurse në vitin 2010 iu vendosën dy stente. Ai u shtrua në spital edhe në vitin 2021 për një infeksion që u përhap në gjak.
#Bill #Clinton #shtrohet #në #spital
gazetablic.com