Ishte penalltia klasike e VAR-it që hap shumë diskutime –

Atalanta ka marrë sot fitoren e 11 radhazi në kampionat. Një arritje e madhe për bergamaskët, që udhëheqin renditjen e Serisë A. Gasperini ka folur për “Sky Sports” pas përfundimit të ndeshjes, ku ka komentuar edhe episodin e 11 metërshit të shkaktuar nga Berat Gjimshiti. Trajneri i Atalantës. Këtë episod ai e ka cilësuar si penalltinë klasike të VAR-it që lë vend për diskutime.
“Kur Interi dhe Napoli kanë bërë 11 fitore radhazi, kishte një avantazh të rëndësishëm. Këtë vit janë të gjithë aty dhe është një kampionat i bukur. Nuk mendoj se kemi qenë më pak brilantë. Kemi fituar kundër një ekipi që ka luajtur futboll dhe e ka bërë mirë. Dy golat e pësuar ishin një shpërqendrim dhe një penallti e pësuar nga VAR-i. Penalltia për Empolin është penalltia klasike e VAR-it që hap shumë diskutime”, ka deklaruar Xhanpiero Gasperini./Sport Ekspres/
#Ishte #penalltia #klasike #VARit #që #hap #shumë #diskutime
SportExpress