Ka fituar 6 Premier Liga në 7 vite, kjo nuk harrohet kurrë –

Pep Guardiola nuk po i gjen një rrugëdalje krizës së thellë që ka kapluar Mançester Sitin këtë sezon. “Qytetarët” kanë marrë një tjetër humbje, këtë herë kundër Aston Vilës në kampionat. Erling Halandi i ka dalë në mbrojtje Guardiolës pas përfundimit të ndeshjes. Norvegjezi ka theksuar suksesin e jashtëzakonshëm që Pep Guardiola ka arritur te Siti, ndërsa shprehet besimplotë se katalanasi ka për ta gjetur zgjidhjen për t’i nxjerrë nga kjo situatë.
“Pep Guardiola e ka fituar Premier Ligën 6 herë në 7 vite. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë. Ai do ta gjejë zgjidhjen. Besojmë te Guardiola dhe tani duhet të punojmë më fort se kurrë”, ka deklaruar Erling Halandi./Sport Ekspres/
#fituar #Premier #Liga #në #vite #kjo #nuk #harrohet #kurrë
SportExpress